
ME RASTIN E DITËS SË FËMIJËVE, NDAHEN ÇMIMET DHE MIRËNJOHJET PËR VIZATIM MË TË MIRË NGA FËMIJËT E PUNONJËSVE TANË
„Dita botërore e fëmijës“ ishte rast për të ndarë çmimet dhe mirënjohjet për "VIZATIM MË TË MIRË NGA FËMIJËT E PUNONJËSVE TANË"
Konkursi u organizua në mënyrë interne në periudhën prej datës 25.10. deri më 08.11.2024. me temë: VENDI I PUNËS I PRINDIT TIM.
Komisioni treantarësh i vlerësoi vizatimet e arritura dhe përcaktoi 6 prej tyre si të vlerësuara për dy kategori moshash , e para deri në 8 vjeç dhe e dyta nga 9-14 vjeç. U ndanë diploma, ndërsa çmimet monetare do të përdoren posaçërisht për mbështetje të aktiviteteve shtesë jashtëshkollore të fëmijëve të shpërblyer. Për pjesën tjetër të pjesëmarrësve janë përgatitur çertifikata falemnderimi dhe komplete për krijimtari artistike.
Në këtë mënyrë stimulojmë imagjinatën e fëmijëve dhe i mbështesim fëmijët e punonjësve në aktivitete për zhvillimin e tyre psiko-fizik përmes aktiviteteve shtesë jashtëshkollore.
Si gjithmonë, krijimtaria e fëmijëve befason dhe nuk ju lë indiferentë. E shijuam të gjithë procesin.