Image7 Nen 2025

SISTEMET E DYSHEMEVE EPOKSIDE

SISTEMET E DYSHEMEVE EPOKSIDE

Dyshemetë epokside janë një zgjidhje gjerësisht e pranuar për shtresën përfundimtare të sipërfaqeve të dyshemesë. Ato kanë ngjitje të shkëlqyer në bazat prej betoni, forcë të lartë ndaj presionit dhe rezistencë ndaj konsumimit. Janë kimikisht rezistente ndaj acideve, bazave, tretësve dhe derivateve të naftës, dhe janë jotoksike në gjendje të lidhur. Për shkak se janë monolite, ato plotësisht i përmbushin standardet e kërkuara të sistemit HASAP. Janë të qëndrueshme në një gamë të gjerë temperaturash, nga –40°C deri në +70°C.

Sistemet e dyshemeve epokside kanë përdorim të gjerë si përpunim përfundimtar i dyshemeve në: depo, garazhe, parkingje, reparte prodhimi për industri të lehtë dhe të rëndë, spitale, kuzhina, frigoriferë industrialë, laboratorë, shkolla, qendra tregtare, salla sportive, servise automobilistike, qendra kompjuterike, dhe vitet e fundit gjithnjë e më shpesh kërkohen edhe si dysheme dekorative për hapësira banimi. Zgjidhjet e ndryshme të përpunimit të tyre mundësojnë përdorimin edhe në objekte ku dyshemetë janë pjesë e konceptit arkitektonik të hapësirës.

Për aplikimin e duhur të dyshemeve epokside: Para së gjithash, duhet të ketë një bazë cilësore betoni, e cila duhet të jetë më e vjetër se 28 ditë, me proces të përfunduar të hidratimit, me forcë minimale MB30 dhe me përmbajtje maksimale të lagështisë deri në 5%. Baza duhet të jetë e rrafshët, pa segregime dhe pa “qumësht cementi”, si dhe të jetë e hidroizoluar mirë – e mbrojtur nga depërtimi kapilar i lagështisë nga ana e poshtme. Temperatura optimale e sipërfaqes gjatë aplikimit duhet të jetë në intervalin nga +10°C deri në +30°C.

Në programin e saj prodhues, ADING ofron disa sisteme të dyshemeve epokside tashmë të dëshmuara:

ADINGPOKS 1BP

Përbërje epokside dykomponente për mbulim përfundimtar, mbrojtës dhe përpunim dekorativ të sipërfaqeve të dyshemesë, me ngjitje të shkëlqyer në lloje të ndryshme bazash (beton, llaç çimentoje ose çelik), me rezistencë të lartë ndaj konsumimit dhe faktorëve bakterialë, i thjeshtë për aplikim dhe i lehtë për mirëmbajtje. I disponueshëm  është në disa ngjyra sipas hartës së toneve, duke mundësuar përfundim estetik të shkëlqyeshëm , ndërsa me shtimin e mbushësve me granulacione të ndryshme ose çipseve arrihet shkalla e dëshiruar e rezistencës ndaj kundërrrëshqitjes.

Mënyra e aplikimit: Në bazën e betonit që përpunohet, duhet të aplikohet paraprakisht një shtresë nënmbuluese ADINGPOKS 1P ose 1PV. Aplikimi bëhet me rul me push, duke e fërkuar dhe shtrirë mirë materialin mbi sipërfaqe.

Materiali përgatitet duke përzier komponentin A me një përzierës elektrik me rrotullim të ngadalshëm, pas së cilës shtohet komponenti B. Përzierja vazhdohet derisa të arrihet një masë plotësisht homogjene. Aplikimi kryhet me furçë, rul ose me spërkatje, në dy shtresa. Shtresa e dytë e ADINGPOKS 1BP aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht, rreth 24 orë pas aplikimit, në temperaturë nga 10°C deri në 30°C, me lagështi më të vogël se 7%. Rekomandohet që aplikimi të kryhet në të paktën dy shtresa.

АDINGPOKS 2

Sistem epoksid vetënivelues për dysheme, i cili, në varësi të destinimit të përdorimit, shkallës së kërkuar të mos-rrëshqitjes dhe ngarkesave, aplikohet në disa variante të ndryshme të sistemit. Ka ngjitje të shkëlqyer në lloje të ndryshme të bazave, rezistencë të mirë ndaj acideve të holluara, tretësirave të kripërave dhe vajrave mineralë. Është i thjeshtë për aplikim dhe i përshtatshëm për mirëmbajtje të lehtë. Në dispozicion është në disa ngjyra, sipas hartës së toneve, duke mundësuar përfundim estetik shumë të mirë, ndërsa me përdorimin e mbushësve të ndryshëm arrihet shkalla e dëshiruar e rezistencës ndaj kundër-rrëshqitjes.

Mënyra e aplikimit: Baza e përgatitur paraprakisht prajmerohet me ADINGPOX-1P ose 1PV, duke e fërkuar primerin në sipërfaqe me rul me push. Para përzierjes së materialit, është e nevojshme që komponenti A të përzihet me një përzirës elektrik me rrotullim të ngadalshëm, pastaj shtohet komponenta  B dhe përzihen derisa të bëhen plotësisht homogjene. Për të arritur trashësi më të madhe të shtresës së dyshemesë, për të rritur rezistencën e saj ndaj konsumimit dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiziko-mekanike të dyshemesë, rekomandohet që në sasinë e përzier të ADINGPOKS 2 (A+B) të shtohet komponenti ADINGPOKS 2 C.

Sasia e materialit që përzihet duhet të jetë në përputhje me kohën e hapur të punës me materialin. Aplikimi kryhet me një shpatull me dhëmbëza, pas së cilës shtresa e aplikuar përpunohet me rul me gjilpëra, me qëllim që të nxirret ajri i bllokuar nga shtresa epokside. Përpunimi i sipërfaqes së aplikuar duhet të kryhet brenda 15–20 minutave pas vendosjes së materialit. Temperatura e bazës dhe temperatura e ambientit duhet të jetë nga 10°C deri në 30°C.

АDINGSTATIK 1

Mbulesë epokside e qëndrueshme ndaj elektricitetit statik dhe kimik, e cila është e destinuar për hapësira ku krijohet elektricitet statik, me qëllim tokëzimin e tij. Rezistente ndaj kushteve të agresionit të lartë kimik. Përdoret në reparte  prodhimi për pajisje elektronike, qendra kompjuterike, laboratorë, salla operative, laboratorë elektronikë, reparte dhe depo për bojëra, laku dhe tretës, materiale korrozive kimike, reparte dhe depo për materiale shpërthyese dhe lehtë të ndezshme etj.

Mënyra e aplikimit: Në bazën e përgatitur, e cila duhet të jetë prajmeruar me ADINGPOKS-1P ose 1PV, vendosen – ngjiten shirita bakri në formë kornize përgjatë skajeve të sipërfaqes dhe pa ndërprerje në disa drejtime, ndërsa skajet e shiritave të bakrit lidhen me tokëzimin. Pas vendosjes së shiritave të bakrit, aplikohet primeri i zi i përçueshëm Adingstatik SP. Para aplikimit, të dy komponentët përzihen me përzierës elektrik me rrotullim të ngadalshëm deri në homogjenizim të plotë. Aplikimi i Adingstatik1 bëhet manualisht me rul me push. Gjatë aplikimit, temperatura e bazës dhe temperatura e ambientit duhet të jetë në intervalin 10°C deri në 30°C, me lagështi të ajrit më pak se 70%.

Mënyra e aplikimit: Në bazën e përgatitur, e cila duhet të jetë prajmeruar me ADINGPOKS-1P ose 1PV, vendosen – ngjiten shirita bakri në formë kornize përgjatë skajeve të sipërfaqes dhe pa ndërprerje në disa drejtime, ndërsa skajet e shiritave të bakrit lidhen me tokëzimin. Pas vendosjes së shiritave të bakrit, aplikohet primeri i zi i përçueshëm Adingstatik SP. Para aplikimit, të dy komponentët përzihen me përzierës elektrik me rrotullim të ngadalshëm deri në homogjenizim të plotë. Aplikimi i Adingstatik1 bëhet manualisht me rul me push. Gjatë aplikimit, temperatura e bazës dhe temperatura e ambientit duhet të jetë në intervalin 10°C deri në 30°C, me lagështi të ajrit më pak se 70%.

АDINSTATIK 2

Sistem epoksid vetënivelues dhe përçues elektrik, i cili është i destinuar për hapësira ku krijohet elektricitet statik, me qëllim tokëzimin e tij. Përdoret në reparte prodhimi për pajisje elektronike, qendra kompjuterike, salla operative, laboratorë elektronikë, reparte dhe depo për ngjyra, laku dhe tretës, si dhe reparte dhe depo për materiale shpërthyese dhe lehtë të ndezshme etj. Ka ngjitje të shkëlqyer në lloje të ndryshme bazash, rezistencë të lartë ndaj konsumimit dhe faktorëve bakterialë, është i thjeshtë për aplikim dhe i lehtë për mirëmbajtje.

Mënyra e aplikimit: Në bazën e përgatitur, e cila duhet të jetë prajmeruar me ADINGPOKS-1P ose 1PV, vendosen – ngjiten shirita bakri në mënyrë që të formojnë një rrjetë 0,50 x 0,50 cm, ndërsa skajet e shiritave të bakrit lidhen me tokëzimin. Pas vendosjes së shiritave të bakrit, aplikohet primeri i zi i përçueshëm Adingstatik SP. Para aplikimit, të dy komponentët përzihen me përzierës elektrik me rrotullim të ngadalshëm deri në homogjenizim të plotë.

Aplikimi bëhet me shpatull me dhëmbëza. Materiali i aplikuar përpunohet me rul me gjilpëra, me qëllim që të lirohet ajri i bllokuar në material. Temperatura e bazës dhe temperatura e ambientit duhet të jetë në intervalin 10°C deri në 30°C, me lagështi të ajrit më pak se 70%.

Qëndrueshmëria e këtyre sistemeve epokside të dyshemeve varet nga mënyra e përdorimit dhe mirëmbajtjes së dyshemesë. Dyshemeja zakonisht mund të pastrohet me makina me furça të buta rrotulluese, duke përdorur detergjentë të tretur në ujë ose me ujë të ngrohtë deri në 30°C.

Të gjithë materialet e përmendura kanë certifikatë CE dhe prodhohen sipas hartës standarde të ngjyrave. Ne rekomandojmë që këto sisteme epokside të aplikohen nga një ekip i trajnuar dhe me përvojë.