Image6 Kor 2016

Sisteme epokside dyshemeje

Autor: Aleksandra Petrovska inxhi. dipl. e arkitek

 

Dysheme epokside janë zgjidhje e pranuara gjerësisht për shtresë përfundimtare të sipërfaqes së dyshemesë. Ato kanë adezion të shkëlqyer në nënshtresa betoni, fortësi të madhe ndaj shtypjes dhe. Meqë janë monolite, tërësisht i plotësojnë standardet e kërkuara të HASAP sistemit. Janë stabile në një diapazon të temperaturave, nga – 40 ° С deri + 70 °С.
Sistemet epokside për dysheme kanë aplikim të gjerë si përpunim përfundimtar të dyshemeve në: depo, garazhe, vende-parkimi, reparte prodhuese për industrinë e lehtë dhe të rëndë, spitale, kuzhina, frigoriferë të mëdha, laboratori, shkolla, qendra tregtare, salla sportive, servise për automobila, qendra kompjuterike dhe objekte të tjera. Zgjidhjet e ndryshme të përpunimit të tyre japin mundësi edhe për aplikim në objekte ku dyshemetë janë pjesë e konceptit arkitektonik të hapësirës.

Për aplikimin e rregullt të dyshemeve epokside: Fillimisht duhet të kihet fondament cilësor betoni e cila duhet të jetë më e vjetër se 28 ditë, me proces të përfunduar të hidratimit, fortësi minimale prej MB 30, me përqindje maksimale të lagështisë prej 5%. Fondamenti duhet të jetë i rrafshët, pa segregime dhe qumësht çimentoje dhe e mbrojtur-mire e hidroizoluar nga depërtimi kapilar të lagështisë nga ana e poshtme. Temperatura optimale e fondamentit gjatë vendosjes është në diapazonin nga +10° С deri +30°С.
Në programin e vet prodhues AADING ofron më shumë sisteme epokside të dëshmuara epokside:

ADINGPOKS 1B EKO

Lyerje dy-komponentëshe në bazë të rrëshirave epokside pa tretës, me adezion të shkëlqyer për lloje të ndryshme të fondamenteve (beton, suva çimentoje ose çelik), me rezistencë të lartë abrazive dhe bakteriologjike, i thjeshtë për ta vendosur dhe i lehtë për mirëmbajtje. Është i qasshëm në më shumë ngjyra, sipas ton kartës.

Mënyra e vendosjes:Në fondamentin i cili përpunohet, duhet të vendoset para-lyerje ADINGPOKS P EKO, 1P ose 1PV. Aplikimi është me rul leshi, me fërkim të materialit në fondamentin. Fugat punuese të fondamentet e betonit mbushen me kit epoksid ADINGPOKS-K. Materiali përgatitet me përzierje të A-komponentës, 2-3 min. me mikser të ngadalshëm, pas së cilës shtohet B-komponenti. Përzierja përzihet deri në homogjenizimin e plotë. Mandej, vendoset në fondamentin në trashësi të barazuar me ndihmë të glet veglës të gomës dhe menjëherë shpërndahet me rul me fibra të shkurtra leshi. Shtresa e dytë e ADINGPOKS 1B EKO vendoset pas lidhjes së plotë të shtresës së parë, 24 orë pas vendosjes, në temperaturë prej 10°С.deri 30°С. Rekomandohet vendosja të jetë në më së paku dy shtresa.

ADINGPOKS 2 EKO

Sistem dy-komponentësh vetë-shpërndarës epoksid për dysheme pa tretës i cili, varësisht nga dedikimi, kundër-rrëshqitja e kërkuar dhe ngarkesa, aplikohet në disa variante në sistemin. Ka adezion të shkëlqyer për lloje të ndryshme të fondamenteve, rezistencë të mirë në acide të holluara, tretje të kripërave dhe vajrave minerale, i thjeshtë për ta aplikuar dhe i përshtatshëm për mirëmbajtje të thjeshtë. Është në dispozicion në më shumë ngjyra, sipas ton kartës.

Mënyra e vendosjes: Fondamenti paraprakisht i përgatitur prajmerohet me ADINGPOKS-1P EKO, 1P ose 1PV me fërkim të prajmerit në fondamentin me rul leshi. Mandej A-komponenti përzihet 2-3 min. me mikser të ngadalshëm me korrent, pas së cilës shtohet B-komponenti dhe bashkë përzihen deri në homogjenizimin e plotë. Për arritje të trashësisë më të madhe të dyshemesë, rritje të rezistencës së tij ndaj abrazionit dhe përmirësimin e rezistencës fiziko-mekanike të dyshemesë, rekomandohet që sasisë së përzier të ADINGPOKS 2 EKO (A + B) ti shtohet ADINGPOKS 2 EKO komponenti. Sasia e materialit që përzihet duhet të jetë në pajtim me kohën e hapur (në dispozicion) për punë me materialin. Aplikacioni vendoset me glet-vegël të dhëmbëzuar, pas së cilës shtresa e vendosur përpunohet me rul me ferra, për ta mënjanuar ajrin e mbetur në materialin. Përpunimi i sipërfaqes së aplikuar duhet të realizohet në periudhë prej 15-20 min. pas aplikimit të materialit.

ADINGSTATIK EKO

Dysheme tre-komponentëshe elektro-përçuese e cila e cila realizohet në hapësira ku ndodh krijimi i elektricitetit statik, e me qëllim të tokëzimit të tij. Ka aplikim në sallat prodhuese për pajisje elektronike, qendra kompjuterike, salla të operacionit, laborator elektronik, reparte prodhuese dhe depo për ngjyra, llaqe dhe tretës, reparte prodhuese dhe depo për materiale shpërthyese dhe që ndizen lehtë e ngjashëm. Ka adezion të lehtë për lloje të ndryshme të fondamenteve, rezistencë të lartë abrazive dhe bakteriologjike, i thjeshtë për realizim dhe i lehtë për mirëmbajtje.

Mënyra e vendosjes:Mbi fondamentit të përgatitur i cili duhet të jetë e prajmeruar me ADINGPOKS-1P,1P EKO ose 1PV, vendosen-ngjiten shirita bakri, kështu që të formojnë rrjet 0,50 х 0,50 cm, ndërsa skajet e shiritave të bakrit bashkohen me tokëzimin. Dy komponentet përzihen me mikser të ngadalshëm me korrent deri në homogjenizimine tyre të plotë. Mandej ngadalë shtohet komponenti C, me përzierje të vazhdueshme të materialit. Vendosja realizohet me glet-vegël të dhëmbëzuar, me trashësi deri 3 mm. Materiali i vendosur përpunohet me rul me thera, për ta mënjanuar ajrin e mbetur në materialin.

Jetë-gjatësia e këtyre sistemeve epokside të dyshemeve varet nga mënyra e eksploatimit dhe mirëmbajtjes së dyshemesë. Dyshemeja, zakonisht mund të pastrohet me makina me furça të buta rrotulluese me detergjente që janë të holluar me ujë ose me ujë të ngrohtë deri 30°С.