Image20 Jan 2016

Zgjidhje më e mirë për betonim dimëror

Autor: inxh. i dipl, i ndërt, Nikolla Uzunov

Në rastet kur temperatura ambientale ulet më ulët se 5°C, metodat e zakonshme për betonim nuk mund më të aplikohen. Temperatura e ulët e pengon procesin normal të hidratimit të çimentos, gjë e cila si pasojë e pengon formësimin e betonit. Në mënyrë shtesë, gjatë ngrirjes të ujit e rrit vëllimin duke shkaktuar plasaritje në strukturën e betonit.

Për këto shkaqe, në rastet kur temperatura është më e ulët se 5°C, është e nevojshme të aplikohen metoda speciale për betonim dimëror të cilat përfshijnë:

• Ngrohje të një ose më tepër komponentë të betonit (ujit, agregatit dhe çimentos)
• Vendosje e termoizolimit sipërfaqësor të mbulesës të betonit
• Përdorim i aditivëve për betonim dimëror

Në programin e vet prodhues ADING ofron më tepër aditivë të dëshmuar për betonim në kushte të temperaturave deri -20°C:

HIDROZIM-T – Aditiv i dedikuar për betonim në kushte dimërore. E rregullon hidratimin e çimentos në temperatura të ulëta dhe e pengon ngrirjen e ujit në përzierjen r betonit, duke e eliminuar rrezikun për degradimin e betonit.

HIDROZIM FLUID– – Aditiv kompleks i dedikuar për betonim dimri me veprim shtesë si Plastifikues. Njëlloj si edhe HIDROZIM-T, është i dedikuar për betonim në kushte dimri, me ç’rast mundëson rritje shtesë të karakteristikave të fortësisë dhe vendosje të lehtësuar të betonit.

Aditivët shtohen me dozë në përzierjen e freskët të betonit, ndërsa doza varet nga temperatura ambientale, temperatura e betonit të freskët dhe dimensionet e prerjes që betonohet. Në temperaturë ambientale prej +5°C deri -10°C e rekomandojmë përdorimin e aditivit HIDROZIM-T ose HIDROZIM FLUID në sasi prej 0,5 deri 1,0% nga masa e çimentos në përzierjen e betonit. Për beton standard MB30 i pompuar kjo do të thotë dozim prej 2,0 deri 3,5 kg/m3. Kur betoni prodhohet në mikser të vogël betoni (funderkë) zakonisht betonimi zhvillohet më ngadalë dhe nevojitet të aplikohet dozë më e lartë e aditivit (3,0-4,0 kg/m3). Kjo do të thotë se për një thes çimento prej 50 kg, sasia e nevojshme e aditivit është prej 0,3 deri 0,5 kg (0,25 deri 0,4 litra)

Vërejtje:Pesha specifike e Hidrozim-T dhe Hidrozim-Fluid është rreth 1,30 kg/dm3 (1 litër Hidrozim-T ose Hidrozim Fluid peshon përafërsisht 1,30 kg).Në mënyrë përkatëse, nëse matja e aditivit bëhet në litra, duhet të kihet kujdes se 1 kg aditiv është i barabartë me 0,75 litra.

Nëse për përgatitje të betonit përdoret HIDROZIM FLUID për dozën e theksuar duhet të bëhet pakësim (reduktim) i ujit në përzierjen e freskët të betonit për rreth 10% (përderisa nuk fitohet konsistenca e dëshiruar për vendosjen e betonit).

Gjatë betonimit në temperatura midis -10°C dhe -20°C,është e nevojshme që të përdoret dozë më e lartë e aditivit HIDROZIM-T ose HIDROZIM FLUID prej 1,0 deri 2,0% nga masa e çimentos në përzierjen e betonit.

Në varësi nga klasa dhe fortësia e betonit, gjatë betonimit në kushte dimri me rëndësi të veçantë është të përmbaheni në raportet e parapara të çimentos dhe fraksioneve të agregatit, si dhe raportin e paraparë të ujit dhe të çimentos (W/C-faktor).